Bota

“Bërtiti Allahu Ekber”/ Sulm në Gjermani, 30-vjeçari sulmon me thikë 2 kalimtarë, e vret Policia

30-vjeçari ende i paidentifikuar ka lënduar me thikë dy persona, por fatëmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik.

9 Shtator 2022, 10:20 Nga k.m.
“Bërtiti Allahu Ekber”/ Sulm në Gjermani,
Foto ilustruese

GJERMANI- Një 30-vjeçar ka plagosur dy persona me thikë në Gjermani, por është ekzektuar nga Policia gjermane. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nuremberg. 30-vjeçari ende i paidentifikuar ka lënduar me thikë dy persona, por fatëmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik.

Po ashtu është raportuar se kur forcat e sigurisë ndërhynë për të ndalur agresorin, i riu sulmoi edhe Policinë, ndaj dhe u detyrua që ndaj tij të hapej zjarr.

"Personi bërtiti "Allahu Akbar" disa herë gjatë kryerjes së krimit,"- tha Policia, duke shtuar se ata po hetonin "nëse krimi kishte një lidhje me një kontekst islamik apo terrorist". Por ky është personi i dytë që vritet nga Policia gjermane. Në fundjavë, policia i mori jetën një 23-vjeçari nga Kosova pasi ai sulmoi me sëpatë një ukrainase, e cila e kishte “klient”. Për të dyja rastet ka nisur hetimi.

ansbach gjermani

Sondazh

Poll