Bota

Mbretëresha Elisabeth II hyn në rekordet Guinness

Monarkja më e vjetër britanike në histori, Elizabeta II ishte mbretëresha më jetëgjatë ndonjëherë.

9 Shtator 2022, 10:03 Nga A.B
Mbretëresha Elisabeth II hyn në rekordet Guinness
Mbreteresha

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth II ka hyrë në librën e rekordeve Guinnes.

Përveç të qenit monarkja më e vjetër britanike në histori, Elizabeta II ishte mbretëresha më jetëgjatë ndonjëherë. Sundimi i saj zgjati për 70 vjet e 214 ditë (6 shkurt 1952 – 8  shtator 2022). Të dy rekordet mbaheshin më parë nga stërgjyshja e Elizabeth II, Mbretëresha Victoria (1819-1901), e cila mbretëroi për 63 vjet 216 ditë dhe jetoi deri në 81 vjet e 244 ditë.

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin William.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll