Bota

VIDEO- Magjepsi Hollivudin! Produksionet që u inspiruan nga Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha u bë inspirim për disa filma, seri televizive dhe madje edhe filma vizatimorë

9 Shtator 2022, 09:36 Nga A.B
VIDEO- Magjepsi Hollivudin! Produksionet që u inspiruan nga
Mbreteresha

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth ka magjepsur skenaristët dhe aktorët e Hollivudit gjatë mbretërimit të saj saqë u bë inspirim për disa filma, seri televizive dhe madje edhe filma vizatimorë.

Monarkja, e cila vdiq ditwn e djeshme në moshën 96-vjeçare, ishte figura qendrore në serialin fitues të Emmy-t të Netflix "The Crown".

Claire Foy fitoi dy Emmy dhe një Golden Globe për portretizimin e saj të Elizabeth, mbretëreshës së re në moshën 27-vjeçare.

Olivia Colman mori rolin në sezonet e fundit dhe Imelda Stoughton do të riprodhojë rolin e saj në ciklin e pestë të serialit, i cili fillon të transmetohet në nëntor.

Kur Foy fitoi Golden Globe në 2017, ajo falënderoi disa "gra të mahnitshme", duke përfshirë Mbretëreshën Elizabeth II.

"Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes globalisht për 63 vitet e fundit, dhe unë mendoj se bota mund të qëndrojë për më shumë gra në qendër të vëmendjes, nëse më pyet mua," tha Foy.

Aktorja britanike Helen Mirren fitoi një Oscar për portretizimin e Elizabeth II në filmin e vitit 2006 The Queen, i cili u fokusua në reagimin e mbretëreshës ndaj vdekjes së papritur të Princeshës Diana.

Mbretëresha Elizabeth ishte një temë që 'joshte' shumë regjizorë sepse ajo luajti një rol në ngjarje të mëdha ndërkombëtare. Po ashtu, ato u inspiruan nga historia e jetës së saj pasi kishte një "element shumë njerëzor", tha kryeredaktori i revistës People Wendy Nogle.

Por nuk ishin vetëm përshkrime dramatike të mbretëreshës Elizabeth. Sitcom-i i animuar " The Simpsons "... e nderoi atë në shumë episode të 33 sezoneve të tij.

Komediani Fred Armisen e portretizoi atë si një mbretëreshë të mërzitur në disa nga skeçet e tij të Saturday Night Live, duke përfshirë një në të cilin "mbretëresha" i tha Elton John se ai nuk mund të performonte këngë "të lirshme" në një martesë mbretërore.

Kryeredaktori i revistës People shpreh besimin se në të ardhmen do të shohim të tjera përshkrime të mbretëreshës Elizabeth në ekranin e madh. "Ka kaq shumë terren për të mbuluar," shpjegon ai.

Ka aq shumë në këtë botë që publiku nuk i sheh. Dhe unë mendoj se kur njerëzit ndjejnë se mund të shkojnë pas mureve të pallatit, kjo i bën ata të emocionuar dhe të interesuar për të mësuar”, shton ai.

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin William.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll