Politike

VD-Denoncimi i Berishës: Vjehrri i Elisa Spiropalit ka marrë një fushë futbolli në Frakull, ndërhyri tek Subashi

Sipas kryedemokratit, e gjitha kishte ndodhur me ndërhyrjen e ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin. 

8 Shtator 2022, 18:18 Nga k.m.

VD-Denoncimi i Berishës: Vjehrri i Elisa Spiropalit ka marrë një

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka lexuar me zë një denoncim që i ka ardhur në rrjetet e tij sociale. Nga Foltorja e Kuvendit të Shqipëri, Sali Berisha bëri me dije se një person i shkruante që vjehrri i Elisa Spiropalit kishte privatizuar një fushë futbolli në Frakull të Fierit. Sipas kryedemokratit, e gjitha kishte ndodhur me ndërhyrjen e ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin. 

"Makiaveli shkruan nëse do të njohësh inteligjencën e kundërshtarit, shiko ata përreth. Zonja u gozhdua tek pensionistët. Ajo ka një dhëmbshuri patologjike për një në Shqipëri. Dëgjoni t'u lexoj. Në fshatin Frakull është dhe një fushë futbolli, por ka dy vite që është bërë private, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi e dëborë. Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Spiropalit. Vjehrri lumturohet me fushën. I është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa me firmën e Subashit,"-tha Berisha.



sali berisha seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll