Politike

Ngritja e komisionit të BE, PD kundër: Nuk u pyetëm fare, vijon avazin me ish-kryetarin. Balla: Bërtisni sa të doni

Deputeti, Tritan Shehu dhe Luan Baçi e kundërshtuan këtë lloj procedure. Nga socialistët përgjigjia erdhi nga Taulant Balla i cili iu përgjigj Shehut dhe deputetit, Edmond Spahu të cilët thanë se kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Balla tha se votimi elektronik është trasnparent dhe çdo votim po bëhet sipas procedures.

8 Shtator 2022, 18:43 Nga F.M
Ngritja e komisionit të BE, PD kundër: Nuk u pyetëm fare, vijon
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Ka vazhduar me debate seanca e sotme parlamentare. Në fund të seancës kur kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla hodhi në votim dy aktet normative deputetët demokratë kanë kundërshtuar mbylljen e seancës pa mbaruar diskutimet. 

Deputeti, Tritan Shehu dhe Luan Baçi e kundërshtuan këtë lloj procedure. Nga socialistët përgjigjia erdhi nga Taulant Balla i cili iu përgjigj Shehut dhe deputetit, Edmond Spahu të cilët thanë se kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Balla tha se votimi elektronik është trasnparent dhe çdo votim po bëhet sipas procedures.

Tritan Shehu: Pse paragjykoni, pse ngurtësoni gjërat? Ju thatë që e kanë vendosur kryetarët e grupeve, po qenkan çmendur këta, kjo gjë tregon se janë injorantë në mbarëvajtjen e Kuvendit. Në lidhje me votimin kundër që bëra për komisionin që është ngritur, e bëra sepse PD-ja nuk është pyetur, asnjë nga ne nuk di as emrat që kanë ardhur dhe në emër të kujt kanë ardhur atje.

Luan Baçi: Nuk mund të merrni parasysh atë listë që ju ka sjellë ish-kryetari, ju jeni kryetare Kuvendi dhe jo kryetare kuvendi e Partisë Socialiste. Nuk e keni shumë të gjatë me ndjekjen e këtyre kështu që ju miratojnë çdo ligj.  

Taulant Balla: E para shprehja që nuk ndodh në asnjë Kuvend tjetër nuk ekziston. Ajo që po bën Shqipëria është që të ngjajë sado pak me të gjitha Kuvendet e vendeve të tjera. O Mondi po bërtit mo sa të duash, unë po flas, ti bërtet, edhe në dy sesione të kaluara të kësaj legjislature, kemi votuar me një orë fiks. Natyrshëm ka pasur kërkesë nga kolegët e Opozitës dhe është ngritur si shqetësim për votimin elektronik që natyrshëm është transparent.

Jorida Tabaku: Ne në mënyrë të përsëritur kemi kërkuar që të flasim me kolegët dhe jo me sallën bosh.

Edmond Spaho: Grupet të bien në dakortësi, grupet parlamentare merren vesh me njëri-tjetrin që ku çmohet e nevojshme për çështjen konkrete, koha ndahet mes grupeve. Mos harroni që keni një kontigjent deputetësh që s’janë pjesë e asnjë grupi. Unë kam të drejtë të diskutoj 10 minuta. Nuk mund të më kufizoni kohën, dhe jo të na lini 10 minuta 15 deputetëve që janë këtu. çfarë të diskutojmë ne të gjithë për kaq kohë, por kërkojmë të drejtën tonë për të folur. Nëse na hiqni dhe fjalën, për çfarë vijmë ne këtu

Lindita Nikolla: Po ngatërroni temën, koha është kufizuar për çështje që është kufizuar.

Delina Ibrahimaj: Flisni për paketën energjitike. Ju gënjeni popullin, ata që ju votojnë. Jeni vetëm për të mbrojtur pishinat. 

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll