Politike

Spaho "sfidon" mazhorancën: S’votoj më sa të jem në Kuvend nëse nuk respektohet fjala e gjithsecilit

Spaho debatoi dhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku theksoi se ky i fundit do donte që Kuvendi të ishte si në kohën e komunizmit.

8 Shtator 2022, 19:27 Nga e.k
Spaho "sfidon" mazhorancën: S’votoj më sa të jem
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se nuk do të flasë dhe nuk do të votojë më në Kuvend nëse nuk respektohet më parë fjala e gjithsecilit, para se të kalohet te votimi.

Spaho debatoi dhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku theksoi se ky i fundit do donte që Kuvendi të ishte si në kohën e komunizmit.

 Edmond SpahoNë vazhdim të debatit që bëmë pak minuta më parë, dëshiroj t’ju them se në shenjë protestë ndaj kësaj praktike që diskutohet pasi është votuar, refuzoj të marr pjesë në këtë farsë dhe tërheq diskutimin tim. Nuk do të votoj sa të jem deputet asnjëherë nëse nuk mbyllen diskutimet. Ti mirë e ke o Taulant. Ti do si në kohën e Enverit.

seance plenare 8 shtator 2022 edmond spaho

Sondazh

Poll