Politike

Spiropali thirrje SPAK: E keni parë që dhëndrri, soji e sorollopi i Berishës kanë grabitur Partizanin?

Spiropali tha se SPAK duhet të shohë se si Partizani sipas saj është grabitur nga dhëndrri i Berishës.

8 Shtator 2022, 18:19 Nga F.M
Spiropali thirrje SPAK: E keni parë që dhëndrri, soji e sorollopi
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Prokurorisë së Përgjithshme (SPAK) që të marrë nën hetim familjen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nga vendi i saj në Kuvend, Spiropali tha se SPAK duhet të shohë se si Partizani sipas saj është grabitur nga dhëndrri i Berishës. Ajo kërkoi nisjen e hetimeve. 

"Ç’keni more, ore çfarë keni, Makiavel për Makiavel, kur përmend fushat ka kompleksin Partizani se i djeg ajo që ia dha familjarëve me gjithë toka, e me çfarë gjeti aty, pa asnjë kujdes për ligjin e fytyrën, meqë e nxjerr shpesh në publik. Dhe më vjen një pyetje, more ky SPAK, nuk e sheh që është grabitur kjo fushë nga soji e sorollopi i tij, nga dhëndrri, besoj se i ka aty,"- thotë Spiropali. 

elisa spiropali sali berisha seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll