Politike

"Turpi i botës", Shehu: Hajde ti vëmë çelësin parlamentin

Gjatë fjalës së tij në foltore, Shehu ka thënë se nëse vazhdon kështu, më mirë t'i vihet kyçi parlamentit dhe të mos shkohet më.  

8 Shtator 2022, 19:11 Nga I.A
"Turpi i botës", Shehu: Hajde ti vëmë
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me tone të ashpra pasi Nikolla hapi votimet pa mbaruar ende diskutimet në sallën e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në foltore, Shehu ka thënë se nëse vazhdon kështu, më mirë t'i vihet kyçi parlamentit dhe të mos shkohet më.  

"Nëse dikush nuk do të dëgjojë është i lirë të largohet. Ky është parlamenti. Unë flas për qytetarët në radhë të parë, flas për këtë abuzivitet, për këtë shkelje të rregullores për këtë që po bën salla e parlamentit që duhet të ishte tempulli i demokracisë, i respektit, i vlerësimit dhe jo denigrimi i autoritetit të deputeteve. Mjaft me këto gjera. Nëse doni ta shkatërrojmë këtë sallë dhe këto debate që janë formale, hajde ti vëmë çelësin parlamentin; ta mbyllim dhe të ikim të gjithë dhe pastaj të shohim si bëhen punët në Shqipëri, e shikoni mirë pastaj ku bëhet përballja nëse nuk bëhet këtu, bëhet në vend tjetër. Doni këtë ju? E bëjmë edhe këtë po të doni, atëherë ka përballje tjetër. Është trup i botës, ne nuk kemi mbaruar fjalën ju votoni," tha Shehu.

tritan shehu

Sondazh

Poll