VD-"Ndihem si e droguar", Ronela Hajati tregon gjendjen e saj para performancës që elektrizoi sheshin të martën
Fotot dhe videot e saj nga performanca në koncert u bënë virale dhe morën komente të shumta në rrjetet sociale ku ndjekësit vlerësuan energjinë e saj. Por jo shumë persona e dinin apo kuptuan që Ronela në fakt ka qenë e sëmurë gjatë performancës.
8 Shtator 2022, 10:49Nga d.a.
TIRANË- Gjatë koncertit të mbajtur ditën e martë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, duket se vëmendjen më të madhe e mori Ronela Hajati me performancën e saj shpërthyese.
Fotot dhe videot e saj nga performanca në koncert u bënë virale dhe morën komente të shumta në rrjetet sociale ku ndjekësit vlerësuan energjinë e saj. Por jo shumë persona e dinin apo kuptuan që Ronela në fakt ka qenë e sëmurë gjatë performancës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja pak para se të ngjitej në skenë ku tregoi se ishte shumë e sëmurë dhe kishte marrë shumë medikamente për të vijuar shfaqjen.
“S’e keni idenë sa sëmurë jam sot, por shfaqja duhet të vazhdojë siç bën gjithmonë. Kam pirë gjithë farmacinë sot. Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas, sepse jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar sepse kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, shkroi Ronela.
Ronela Hajati është fituesja e festivalit të fundvitit ku dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2022 që u mbajt në Torino por fatkeqësisht ajo nuk arriti që të shkonte në finale.