Art&Argëtim

'Më ka bërë mirë'/ Qëndroi disa kohë në burg, Fjolla Morina: Veç kam lexuar, ushtruar dhe fjetur

Fjolla ka deklararuar se kjo periudhë në burg i ka bërë shumë mirë.

8 Shtator 2022, 08:57 Nga A.B
'Më ka bërë mirë'/ Qëndroi disa kohë
Fjolla Morina

KOSOVË- Këngëtarja Fjolla Morina ka folur për herë të parë për ditët që kaloi në burg, pasi u arrestua nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit. Së fundmi, gjatë një interviste në ATV, Fjolla ka deklararuar se kjo periudhë i ka bërë shumë mirë. Ajo ka treguar se në ato ditë ka lexuar, ka bërë stërvitje dhe ka fjetur shumë gjumë.

“Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg. A e dini çfarë më ka bërë mirë? Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, tha ajo.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator të 2020-ës. Ndalimi i saj u bë në pikën kufitare të Morinës, pasi ajo tentoi që të futej në Shqipëri e armatosur, pasi në çantën e dorës kishte një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. 

fjolla morina

Sondazh

Poll