Art&Argëtim

Nicolas Cage bëhet baba për herë të tretë

Aktori 58-vjeçar është edhe baba i dy djemve, 31 dhe 16 vjeç. Page Six konfirmoi në janar se aktori është në pritje të fëmijës nr.3 me biznesmenen 29-vjeçare.

8 Shtator 2022, 08:59 Nga k.m.

 

Nicolas Cage bëhet baba për herë të tretë
Nicolas Cage dhe Riko Shibata

 

SHBA- Nicolas Cage është sërish baba. Dje erdhi në jetë fëmija i tij i parë me bashkëshorten Riko Shibata. Një përfaqësues i çiftit konfirmoi lajmin e lumtur për People, duke thënë: Nicolas dhe Rico janë të lumtur të njoftojnë lindjen e vajzës së tyre. Nëna dhe vajza janë mirë. 

Aktori 58-vjeçar është edhe baba i dy djemve, 31 dhe 16 vjeç. Page Six konfirmoi në janar se aktori është në pritje të fëmijës nr.3 me biznesmenen 29-vjeçare.

Duke shpjeguar kuptimin e emrit të vajzës së tij, Cage kujtoi se si babai i tij, i cili ishte një producent radioje luante albumin "Let It Be" të Beatles dhe veçanërisht këngën "Across The Universe".

"Që atëherë, 'Across The Universe' - e cila u shkrua nga John Lennon - mbetet "kënga ime e preferuar e shkruar ndonjëherë dhe ka një vend të veçantë në zemrën time".  Për shkak të asaj kënge, "emri i vajzës sime do të jetë Lennon Augie, Augie nga babai im. Shkurt do t'i thërrasim Lenny,"- tha aktori.

nicolas cage riko shibata

Sondazh

Poll