Art&Argëtim

Pas një periudhe të gjatë pauze, Buta ritkthehet në rrjetet sociale me një vendim të rëndësishëm

Reperi i njohur, Betim Januzaj, ose i njohur ndryshe si Buta, prej muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale. Ai anuloi të gjitha datat e koncerteve të verës dhe kjo erdhi si pasojë e një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj. Pas kësaj pauze të gjatë këngëtari mori vendimin që të kthehej sërish në rrjetet e tij sociale.

7 Shtator 2022, 19:15 Nga s.s
Pas një periudhe të gjatë pauze, Buta ritkthehet në rrjetet
Buta

KOSOVË- Reperi i njohur, Betim Januzaj, ose i njohur ndryshe si Buta, prej muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale. Ai anuloi të gjitha datat e koncerteve të verës dhe kjo erdhi si pasojë e një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj. Bëhet fjalë për vrasjen e një 30-vjeçari në Ferizaj, për të cilën është i akuzuar vëllai i Betimit, Qëndrim Januzaj, dhe dyshohet se pjesë e motiveve të vrasjes është edhe vet reperi.

Pas kësaj pauze të gjatë këngëtari mori vendimin që të kthehej sërish në rrjetet e tij sociale. Së fundmi, ai publikoi disa fotografi bardhë e zi në Instagram, ku krahas tyre ka shkruar: “Mirëmbëma yje, a ju kam munguar”. Ai do të vazhdojë me koncertet e tij, i cili ka lajmëruar fansat e tij se do të performojë në një nga clubet e natës në Tiranë. Krahas postimit në Instagram, reperi shkroi: “Tirana u bë një kohë e gjatë”.

Disa muaj më parë me anë të një postimi, ai ka falenderuar fansat për mbështetjen e tyre gjatë situatës së vështirë që po kalonte me familjen e tij. “I falenderoj krejt për mësazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju”, kishte shkruar reperi në InstaStory.

buta reper kosove

Sondazh

Poll