Art&Argëtim

VIDEO/ Fjolla Morina e konsideroi si gabimi më i madh në jetë, ironizon Fisnik Syla: Mos vuaj shumë, ka mbaru gjithçka

Fjolla Morina theu heshtjen për herë të parë për ndarjen me biznesmenin duke e konsideruar martesën me të si gabimin më të madh të jetës.Por, Fisnik Syla e ka ironizuar atë përmes një vdieoje duke shkruar se ka mbaruar gjithçka dhe se ajo nuk duhet të vuajë shumë.

8 Shtator 2022, 08:30 Nga s.s
VIDEO/ Fjolla Morina e konsideroi si gabimi më i madh në jetë,
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

KOSOVË- Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo ka qenë e lidhur me biznesmenin Fisnik Syla, por 7 muaj pas lidhjes së tyre ata u ndanë.

Një ditë më parë, këngëtarja e ftuar në “Liberto” theu heshtjen për herë të parë për ndarjen me biznesmenin. Ajo e konsideroi martesën me të si gabimin më të madh të jetës.

Por, menjëherë pas kësaj deklarate të këngëtares, Fisnik Syla ka ironizuar ish-bashkëshorten në Instagram. Në një video të postuar në InstaStory, ai shihet duke interpretuar këngën e Ylli Limanit dhe Noizyt “Alkool”, duke lënë një mbishkrim në video: 

“Mos vuaj shumë. Ka mbaruar gjithçka”, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

fjolla morina fisnik syla kosove

Sondazh

Poll