Bota

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurimit, temë kryesore do të jetë dialogu me Kosovën

Ky organ do të takohet menjëherë pas takimit të kreut të shtetit me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, si dhe me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn.

8 Shtator 2022, 10:22 Nga d.a.
Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurimit, temë kryesore do
Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën në orën 08:00.

Sipas mediave vendase, ky organ do të takohet menjëherë pas takimit të kreut të shtetit me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, si dhe me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn.

Dy këshilltarët e Scholz dhe Macron do të vizitojnë Serbinë të premten pas takimit që do të zhvillojnë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ditën e sotme. Këshilltarët do të mbërrijnë në të dy vendet pas letrës së kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emanuel Macron, në të cilën ata “inkurajonin” liderin serb që të merrte vendime të vështira në lidhje me Kosovën.

Prandaj pritet që temë kryesore të jenë ngjarjet në Kosovë dhe sfidat e sigurisë, sidomos pas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për ndalimin e përdorimit të targave serbe, gjë që ngriti tensione mes dy vendeve. Përveç kësaj, do të diskutohet siguria energjetike dhe përgatitjet e vendit për një nga dimrat më sfidues në dekadat e fundit. Do të diskutohet edhe për luftën hibride që po bëhet kundër Serbisë dhe për sigurinë kibernetike.

alkesander vucic serbia mbledh keshillin e sigurimit

Sondazh

Poll