Bota

Greqia goditet nga një tërmet 5,4 ballë, ndjehet në Janinë, Patra dhe Agrinio

Tërmeti ka ndodhur në zonën detare midis Zakinthos dhe Kefalonisë, në orën 10:36 të së enjtes. 

8 Shtator 2022, 09:52 Nga d.a.
Greqia goditet nga një tërmet 5,4 ballë, ndjehet në
termet

GREQI- Një tërmet i fortë ka ndodhur pak më parë në brigjet e Kefalonisë, 36 kilometra në jugperëndim të Lixourit në Greqi ku thellësia fokale ndodhet në dhjetë kilometra. 

Sipas mediave vendase, tërmeti ka ndodhur në zonën detare midis ishujve të Zakinthos dhe Kefalonisë, në orën 10:36 të ditës së sotme.

Greqia goditet nga një tërmet 5,4 ballë, ndjehet në

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi tërmetin me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Pavarësisht se është ndjerë fuqishëm në Peloponez dhe në Greqinë perëndimore, ne nuk kemi problem. Është një zonë që krijon tërmete dhe është larg zonës së banimit. Vlerësojmë se i përket sizmicitetit aktual”, tha për ERT pak kohë më parë Efthymios Lekkas.

Sipas mediave lokale, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të gjatë. Lëkundjet sizmike sipas raportimeve janë ndjerë në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio. Kanë pasuar tre pasgoditje, 2.8 dhe 2.4 të shkallës Rihter. 

Greqia është goditur shpesh nga tërmetet duke qenë dhe një zonë tepër aktive sizmike ku vetëm javën e fundit janë shënuar mbi 10 lëkundje në të gjithë territorin e vendit. Fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar nga goditjet e tërmeteve por në ishullin e Samos shkaktoi disa dëme materiale.

termet ne greqi efthymios lekkas

Sondazh

Poll