Bota

Terror për një grup të miturve në Kifisi, kërcënohen me thikë dhe grabiten

Pak më vonë pranë zonës kaloi në vendngjarje një makinë patrulle e cila është ndalur nga tre nxënësit ku kanë denoncuar ngjarjen dhe policia nis hetimet për identifikimin e autorëve.

8 Shtator 2022, 09:34 Nga d.a.
Terror për një grup të miturve në Kifisi,
policia greke

GREQI- Momente terrori kanë përjetuar mbrëmjen e së mërkurës tre 14-vjeçarë të cilët kishin dalë për shëtitje në Kifisia, kur tre të mitur të tjerë iu afruan me kërcënimin e thikës dhe u morën celularët dhe 10 eurot që kishin dhe u larguan me vrap.

Sipas Protothemës, pak më vonë pranë zonës kaloi në vendngjarje një makinë patrulle e cila është ndalur nga tre nxënësit ku kanë denoncuar ngjarjen dhe policia nis hetimet për identifikimin e autorëve.

Në të njëjtën kohë, 14-vjeçari ka telefonuar nga celulari i policit të atin dhe e ka njoftuar për ngjarjen. Babai, i cili kishte një aplikacion në celularin e tij, ka mundur të gjejë gjurmën e celularit të fëmijës së tij dhe ka denoncuar në polici.

Policia shkoi në rrugën Maqedonia dhe pa autorët e mitur dhe i ndoqi në këmbë, megjithatë, tre autorët kanë mundur të arratisen por kanë flakur celularin, të cilin policia e ka dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore.

policia greke videhn te miturit ne greqi

Sondazh

Poll