Bota

“Mami më kanë rrëmbyer", 30-vjeçarja në Spanjë sajon rrëmbimin e saj për 50 mijë euro, vihet në pranga

Gruaja dyshohet se i dërgoi nënës së saj një video në fillim të kësaj jave që e tregonte atë me sy të lidhur dhe të lyer me gjak. Në klipin e shpërndarë nga Garda Civile, pas saj shihet edhe një burrë me thikë.

8 Shtator 2022, 09:19 Nga d.a.
“Mami më kanë rrëmbyer", 30-vjeçarja në
arrestimi

SPANJË- Një grua 30-vjeçare është arrestuar në ishullin spanjoll të Tenerife, pasi dyshohet se ka sajuar rrëmbimin e saj katër herë për të zhvatur nënën e saj.

Sipas NYPOST, gruaja dyshohet se i dërgoi nënës së saj një video në fillim të kësaj jave që e tregonte atë me sy të lidhur dhe të lyer me gjak. Në klipin e shpërndarë nga Garda Civile, pas saj shihet edhe një burrë me thikë.

Mami më kanë rrëmbyer. Nuk mund t'i thuash asgjë policisë. Nëse e bën, ata do të më vrasin.”-dëgjohet të thotë 30-vjeçarja.

Ajo vazhdon të tregojë se si rrëmbyesit e saj e rrahën dhe e privuan nga ushqimi ku sipas një deklarate të Gardës Civile, ajo i tha nënës së saj se rrëmbyesit do ta lironin për 50,000 euro.

Kjo nuk ishte hera e parë që nëna e gruas merrte një kërkesë kaq shqetësuese. Hetuesit më vonë zbuluan se nëna kishte bërë më parë tre pagesa në shumën totale prej 45,000 eurosh, gjithashtu në përgjigje të kërcënimeve për jetën e vajzës së saj.

Policia e zbuloi mashtrimin pasi kishte parë partnerin e vajzës, familja e së cilës ishte gjithashtu e përfshirë në komplotin e rrëmbimit. Brenda 24 orëve nga hetimi fillestar, autoritetet zbuluan se vajza ishte e padëmtuar dhe e lirë të largohej.

Më 5 shtator, policia konfirmoi arrestimin e vajzës dhe katër bashkëpunëtorëve në një kazino me automate. Oficerët e Gardës Civile thuhet se gjetën gjakun e rremë dhe thikën e përdorur në video.

Të pesë përballen me akuza për zhvatje, ndër vepra të tjera, nëse shpallen fajtor, grupi përballet me të paktën një deri në pesë vjet burg.

Çuditërisht, ngjarja në Tenerife nuk është mashtrimi i vetëm i rrëmbimit pasi në fillim të këtij viti, The Post mbuloi rastin e Sherri Papinit, "super mamasë" nga Kalifornia, e cila u deklarua fajtore në prill për sajimin e rrëmbimit të saj në nëntor 2016.

Papini dyshohet se e organizoi rrëmbimin me ndihmën e ish-të dashurit të saj, me të cilin më pas jetoi gjatë tre javëve që forcat e rendit e kërkonin me dëshpërim. Në gjykatë, ajo pranoi se kishte mashtruar Bordin e Kompensimit të Viktimave të Kalifornisë për 30,694,50 dollarë.

arrestohet 30-vjecarja ne spanje vajza sajon rrembimin e saj

Sondazh

Poll