Bota

Këshilltarët e Macron dhe Scholz nesër në Kosovë, Kurti i shmanget komenteve mbi vizitën e tyre

Më 9 shtator të dy këshilltarët e Scholz dhe Macron do të udshëtojnë drejt Kosovës ndërsa kryeministri Albin Kurti refuzoi të flasë për detajet nga kjo vizitë.

8 Shtator 2022, 09:01 Nga d.a.
Këshilltarët e Macron dhe Scholz nesër në Kosovë, Kurti
Albin Kurti

KOSOVË- Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë angazhuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t’i ofruar mbështetje direkte përfaqësuesit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Më 9 shtator të dy këshilltarët e Scholz dhe Macron do të udshëtojnë drejt Kosovës ndërsa kryeministri Albin Kurti refuzoi të flasë për detajet nga kjo vizitë.

Gjatë vizitës së sotme në një shkollë në Llugë të Podujevës Kurti foli dhe për dialogun me Serbinë por kur u pyet për vizitën e dy këshilltarëve ditën e nesërme ai nuk komentoi por u largua me një urim.

Më falni, besoj që është shumë e rëndësishme të flasim për shkolla. Shkollat janë shumë të rëndësishme. Emisarët së bashku e të gjitha këto kanë vende të tjera, kohë të tjera. Unë prej këtu shkoj në Prishtinë. Sot e kemi inaugurimin e shkollës. Urime të gjithëve”, tha Kurti.

Kurti komentoi deklaratën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Serbi i cili tha se Turqia është e gatshme që të japë mbështetjen e saj dhe të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë deri në arritjen e një marrëveshje.

Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë, bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha ai.

albin kurti olaf scholz emmanuel macron jens plettner emmanuel beaune

Sondazh

Poll