Aktualitet

Vrasje në Pogradec, 65-vjeçari qëllohet me thikë pas sherrit, ndërron jetë në spital

Autori i ngjarjes është në kërkim.

7 Shtator 2022, 18:31 Nga F.M
Vrasje në Pogradec, 65-vjeçari qëllohet me thikë pas
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një person ka mbetur i vrarë në Pogradec këtë pasdite. ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zërvaskë. Mësohet se S. H., rreth 65 vjeç është qëlluar me thikë nga një 63-vjeçar me inicialet F. M.. 65-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë në spital. Autori i ngjarjes është në kërkim.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

vrasje ne pogradec

Sondazh

Poll