Aktualitet

Zjarr në kodrat e fshatit Peshtan i Madh në Fier! Flakët rrezikojnë banesat, banorët apelojnë për ndihmë

Ende nuk dihet shkaku i nisjes së flakëve në zonë. Banorët apelojnë për ndihmë pasi sipas tyre instancat shtetërore nuk iu përgjigjen.

7 Shtator 2022, 15:31 Nga e.k
Zjarr në kodrat e fshatit Peshtan i Madh në Fier! Flakët
Foto ilustruese

FIER-  Një zjarr është raportuar në fshatin Peshtan të Fierit ku flakët kanë përfshirë drurë frutorë, ullinj, shkurre e ferra.

Flakët të favorizuara nga era po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe disa banesa në zonë.

Ende nuk dihet shkaku i nisjes së flakëve në zonë ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë pasi sipas tyre instancat shtetërore nuk iu përgjigjen.

Sondazh

Poll