Aktualitet

Rama: Betejën me milionerët që ndërtojnë pa leje e kam personale, thonë se ndajnë katet me mua

Po ashtu ai ka shtuar se operacioni i policisë në lidhje me ndërtimet paleje duhet të jetë efektiv që milionerët të mos mendojnë të ndërtojnë më paleje.

7 Shtator 2022, 16:47 Nga I.A,F.M
Rama: Betejën me milionerët që ndërtojnë pa leje e kam
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat e pasur që kanë ndërtuar paleje në vend. Gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se betejën me ta e ka personale, pasi njerëzve u thuhet se ata i ndajnë katet me të. Po ashtu ai ka shtuar se operacioni i policisë në lidhje me ndërtimet pa leje duhet të jetë efektiv që milionerët të mos mendojnë të ndërtojnë më paleje.

"Zbatimin në territor e bën trupa e ngarkuar atje që të mbulojë territorin, kemi vite tanimë që këtë aspekt e mbulon Policia e Shtetit, ky operacion duhet të jetë i dhimbshëm për milionerët që bëjnë karshillëkun më të madh, këta janë ata që njerëzve u thuhet se ndajnë katet me mua, e kam dhe personale këtë betejë, s’dua të përmend emra këtu, asnjë emër nuk ka rëndësi, dua që ky operacion të bëjë që askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje më, sepse do tu hyjë ca halleve që nuk e imagjinon," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll