Aktualitet

Rama-Policisë së Shtetit: Pse s'ka përgjigje për fatin e Martinajt, u vra apo jo? Jepini fund serialit

Ai kërkoi t'i jepet fund ç'do aludimi dhe të dilet në përfundime nëse Martinaj është ekzekutuar e nëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kryeministri kërkoi arrestimin e tij dhe vendosjen para drejtësisë. 

7 Shtator 2022, 16:28 Nga F.M
Rama-Policisë së Shtetit: Pse s'ka përgjigje për fatin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ultimatum që Policia e Shtetit të japë një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt, që rezulton i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se të gjithë shqiptarët dëgjojnë skenare e legjenda në lidhje me fatin e Martinajt, por që ka ardhur koha tu jepet një përgjigje. Ai kërkoi t'i jepet fund ç'do aludimi dhe të dilet në përfundime nëse Martinaj është ekzekutuar e nëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kryeministri kërkoi arrestimin e tij dhe vendosjen para drejtësisë. 

"Trajektorja e vrasjeve, çdo vrasje është një e keqe, po nuk mund të bombardohet opinion që këtu vriten njerëz çdo ditë, në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe krahasimisht, është përgjysmuar. Dhe nëse vjet, deri në fund të korrikut, kishim 38 vrasje, sivjet ishin vetëm 30. Këtë vit ishte numri më i ulët në 30 vjet. Por kjo nuk do të thotë që vrasjet, e sidomos mënyra e vrasjeve. Nuk po përmend shtete që të mos fillojnëmemet, port ë shikojnë trajektoren, disa vende të BE-së kanë më shumë vrasje, disa të tjerë më pak se sa ne. kur morëm ne detyrën, Shqipëria nuk dukej fare, sepse 125 vrasje në vit janë çdo lloj krahasimi, me kuadrin evropian. Por gushti, që na solli dhe këtu ku jemi sot, ishte një befasi alarmuese, një situatë e rënduar jo vetëm me vrasjet, por me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se krahasimisht me vitet e mëparshme, ky gusht vijon të jetë me numërin më të ulët. Gjithçka ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë për tu ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt një rruge më ambicioze për Policinë e Shtetit, a është e mundur se Policia e Shtetit nuk ka përgjigje për fatin e një prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri, është e papranueshme që me javë të tëra, mëngjeset e darkat e shqiptarëve, janë bërë si Big Brother, jo u vra, jo s'u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzish, lloj-lloj legjendash me luanë e bamirësa, oligakrë e shto ujë e shto miell. Si nje serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar, dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë akoma, u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë?"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama ervis martinaj

Sondazh

Poll