Aktualitet

U zu me të burgosurit e tjerë/ I dënuari në burgun e Drenovës tenton të dëmtojë veten me 'thikë'

Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me mjet mprehës të improvizuar, veprim që e kishte kryer para kamerave të institucionit.

7 Shtator 2022, 15:44 Nga k.m.
U zu me të burgosurit e tjerë/ I dënuari në burgun e
Foto ilustruese

KORÇË- Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar që të vrasë veten. Mësohet se i dënuari Llazar Dine, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, por edhe të dehur, ka debatuar verbalisht me të burgosur të tjerë. Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me mjet mprehës të improvizuar, veprim që e kishte kryer para kamerave të institucionit.

Pikërisht në këtë moment është pikasur nga forcat e policisë, të cilët e kanë futur në izolim. Deri më tani lajmi është raportuar nga mediat, por ende nuk dihet detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të riut, e po ashtu për të mësuar se si e kishte siguruar alkoolin në burg Dine. 

Pse ishte dënuar Dine?

Më 29 gusht të 2016, 23-vjeçari Marsel Osmani nga fshati Dishnicë u dhunua barbarisht nga pronari i një lokali me muzikë tallava, Olsi Zyberi dhe Llazar Dine, punonjës i sigurisë. Ky i fundit e ka rrahur barbarisht me hekur dhe me dru, më pas e ka qëlluar atë edhe me thikë pas koke dhe më e pas e ka lidhur pas makinës duke e tërhequr zvarrë, për ta hedhur më vonë në një kanal.

Sipas policisë së Korçës, 23-vjeçari Osmani kishte shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht. Sipas policisë, motivi i kësaj ngjarjeje dyshohet të kenë qenë sherri për një femër, e cila punonte si kameriere në ambiente e lokalit.

llazar dine llazar dine tenton vetevrasjen tirane

Sondazh

Poll