Aktualitet

U kapën me kokainë e kanabis, në pranga dy të rinj në Tiranë! Një 38-vjeçar sulmohet me thikë

Ndërkohë një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet F.H ka bërë një kallzim në Polici pasi është sulmuar me thikë dhe grushte nga dy persona ende të paidentifikuar nga Policia.

7 Shtator 2022, 17:00 Nga e.k
U kapën me kokainë e kanabis, në pranga dy të rinj në
Policia Tiranë

TIRANË- Një 22-vjeçar i identifikuar me inicalet R.M, banues në Tiranë dhe një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet K.M kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit. Të rinjve pas kontrollit fizik të kryer nga oficerët e patrullës iu gjetën lëndë narkotike, kanabis dhe kokainë.

Ndërkohë një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet F.H ka bërë një kallzim në Polici pasi është sulmuar me thikë dhe grushte nga dy persona ende të paidentifikuar nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

- R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

- K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Më datë 06.09.2022, shtetasi F. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se në rrugën “Ali Shefqeti”, e kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës, 2 shtetas, ende të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

policia e tiranes

Sondazh

Poll