Aktualitet

Lezhë/ Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme të banesës së tij, vihet në pranga 57-vjeçari

Rrok Kolecaj është vendosur në pranga të Policisë së Shtetit gjatë operacionit policor të koduar “Garden”, njëkohësisht u sekuestrua edhe arma pa leje.

7 Shtator 2022, 10:10 Nga k.m.
Lezhë/ Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme
Arma e gjetur

LEZHË- Një 57-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte fshehur armën e zjarrit jashtë banesës së tij. Rrok Kolecaj është vendosur në pranga të Policisë së Shtetit gjatë operacionit policor të koduar “Garden”, njëkohësisht u sekuestrua edhe arma pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë/Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë apo në ambiente të tjera. Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”. Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme të banesës së tij, vihet në pranga 57-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.

Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

operacioni garden rrok kolecaj

Sondazh

Poll