Aktualitet

Mazniku: Nuk kemi mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin ekonomik që ndodh në territor

Mazniku deklaroi ditën e sotme se Bashkia nuk ka mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin ekonomik që po ndodh në vend

7 Shtator 2022, 10:29 Nga A.B
Mazniku: Nuk kemi mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin
Arbi Mazniku

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku deklaroi ditën e sotme se Bashkia nuk ka mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin ekonomik që po ndodh në vend. Ai u shpreh gjatë Komisionit për Reformën Territoriale se duhet ndërhyrë në ligj në mënyrë që Bashkia të ketë akses për të ndërhyrë. 

'Punët publike të bëra nga Bashkitë duhet të përjashtohen nga TVSH. Një element tjetër, totali i parave që janë paguar si TVSH nga bashkia e tiranës është më e madhe se qeveria shqiptare i kalon Bashkisë. 

Se më pa me inat ministrja e financave. është një shembull që ndodh dhe në vendet europiane. Në fushën e decintralizimit, është krijimi i një serie shkeljesh komunitare që ne nuk i kemi të rregulluara sot, që kanë të bëjnë me ndotjen me mbarëvajtjen me pemët. Një seri elementësh që janë kundravajtje penale, duhet të parashikohen e më pas të menaxhohen. 

Ka shumë raste që bëjnë zhurmë mirëpo nuk ka elementë shtrëngues. Elementi i fundit, sot nuk kemi asnjë mekanizëm ligjor për të kontrolluar aktivitetin ekonomik që ndodh në territor. Kemi rastin, dikush hap një dyqan për mekanik, dikush bën një furrë bukë, dikush hap një zgarë qoftesh, ne nuk kemi mekanizëm sesi të kontrollojmë hapjen apo mos hapjen e këtyre aktiviteteve. Kemi shkuar në logjikën e një tregu të lirë ku çdo njeri bën çfarë të dojë por ne nuk kemi mundësi që të ndërhyjmë.'- u shpreh Mazniku.

arbian mazniku

Sondazh

Poll