Aktualitet

Arrestohet 45-vjeçari në Fier, “tapë” në alkool dhe me pistoletën gati për qitje

Gentian Tepelena, sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ishte nën efektin e aklkooit dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë për njerëzit.

7 Shtator 2022, 09:51 Nga k.m.

Arrestohet 45-vjeçari në Fier, “tapë” në

FIER- Një 45-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi mbante armë zjarri në brez, e cila ishte gati për qitje. Gentian Tepelena, sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ishte nën efektin e aklkooit dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë për njerëzit. Kështu që në kuadër të operacionit “Baruti” u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krehër me 7 fishekë në të.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të pandërprera në automjete, ambiente të ndryshme, si dhe të kontrolleve fizike, në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nën efektin e alkoolit, qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G. T., 45 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krëhër me 7 fishekë në të.

Në vijim të veprimeve, pas kryerjes së testimit, 45-vjeçari rezultoi nën efektin e alkoolit, duke shtuar rrezikshmërinë e mbajtjes pa leje të armës, për jetën e qytetarëve dhe sigurinë në komunitet.

fier policia e shtetit gentian tepelena

Sondazh

Poll