Aktualitet

Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të Policisë, Çuçi mbledh drejtorët, mungon "OK" nga Rama

Dosja.al prej javësh ka paralajmëruar se në vendin e Nanos, kryeministri Edi Rama do të emërojë me VKM sot Muhamet Rrumbullakun. Ky i fundit disa ditë më parë u shkarkua nga posti i drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, duke ia lënë vendin ish-kryepolicit Ardi Veliut. 

7 Shtator 2022, 10:03 Nga k.m.
Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të Policisë,
Gledis Nano, Muhamet Rrumbullaku dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pritet të zhvillojë sot në orën 16:00 një mbledhje me drejtorët e Policisë së Shtetit. Pikërisht në këtë takim pritet që të bëhet edhe prezantimi i drejtorit të ri  të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos. Dosja.al prej javësh ka paralajmëruar se në vendin e Nanos, kryeministri Edi Rama do të emërojë me VKM sot Muhamet Rrumbullakun. Ky i fundit disa ditë më parë u shkarkua nga posti i drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, duke ia lënë vendin ish-kryepolicit Ardi Veliut. 

Por kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë. Ai shtë diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumbullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari. Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu. Por gjithashtu gjatë karrierës së tij nuk i ka shpëtuar as akuzave të politikës, madje dhe nga vetë kryeministri Edi Rama. 

Megjithatë vendosja në krye të Policisë nuk ishte e lehtë. Dosja.al zbuloi prapaskenat e emërimit, pasi kur Gledis Nanos, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurmë, çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës, ku u vra nga një skaf 7-vjeçarja Jonada Avdiu. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane. Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë rrugëtimi i Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit. 

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll