Aktualitet

Parandalohet krimi brenda familjes në Tiranë! 57-vjeçari tenton të vrasë gruan, sulmon policinë, vihet në pranga

Ky person po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij e më pas e ka kërcënuar me armë për ta vrarë

7 Shtator 2022, 10:16 Nga A.B
Parandalohet krimi brenda familjes në Tiranë! 57-vjeçari tenton
Policia

TIRANË- Policia ka mundur të parandalojë një krim në familje. Falë operacionit policor të koduar 'Ndërhyrja', është bërë e mundur arrestimi i një 57-vjeçari me inicialet S.D, pasi kërcënoi me armë gjahu bashkëshorten e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën "Sabaudin Gabrani", ku ky person po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij e më pas e ka kërcënuar me armë për ta vrarë. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë, ky person ka kërcënuar me armë dhe efektivët. Policia bëri të mundur arrestimin e këtij personi i cili do të hetohet për veprën penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Ndërhyrja". Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Vihet në pranga 57-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë gjahu. Gjatë ndërhyrjes, 57-vjeçari ka kanosur edhe punonjësit e Policisë, me armën e gjahut.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit se në rrugën "Sabaudin Gabrani", një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar me armë gjahu, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”. Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - S. D., 57 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

burri tenton te vrase gruan ne tirane

Sondazh

Poll