Aktualitet

Vinte nga vendet e Lindjes! Bllokohet peshkarexha me 50 mijë litra naftë në Durrës, 2 të arrestuar

Sektori i Krimi Ekonomik ka ndaluar dhe kontrollur peshkarexhën, ku ka konstatuar sasinë e naftës.

7 Shtator 2022, 08:17 Nga A.B
Vinte nga vendet e Lindjes! Bllokohet peshkarexha me 50 mijë litra
Foto ilustruese

DURRËS- Një peshkarexhë me 50 mijë litra naftë është bllokuar mbrëmen e djeshme nga Krimi Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Sektori i Krimi Ekonomik ka ndaluar dhe kontrollur peshkarexhën 'Leon', ku kanë konstatuar sasinë e naftës.

Është mësuar se kjo peshkarexhë vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t'u hedhur në tregun e brendshëm. Policia ka arrestuar në flagrancë Shpëtim Canin, 43 vjeç si dhe Roland Canin, 41 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes peshkatore 'LEON'. 

Anija ‘Leon’ ku u gjetën 50 mijë litra naftë kontrabandë është ankoruar pranë terminalit të trageteve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për bllokimin e peshkarexhës. 

bllokohet peshkarexha ne durres durres shpetim cani roland cani

Sondazh

Poll