Aktualitet

Fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, 56-vjeçari: Kisha frikë se s’do me besonin familjarët e saj

Por, situata i doli nga kontrolli 56-vjeçarit pasi familjarët e gruas tashmë të vetëvarur patën dyshime dhe kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë.

6 Shtator 2022, 11:27 Nga k.m.

Fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, 56-vjeçari: Kisha

KAMËZ- 56-vjeçari Shefqet Lika, i arrestuar dje në Kamëz, pas fshehjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika ka dhënë dëshminë e parë në Komisariat. Sipas pretendimeve të tij, Lika u shpreh se e kishte fshehur vetëvrasjen, por sepse kishte frikë se të afërmit e gruas nuk do e besonin.

Madje shtoi se ata prej kohësh e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Por, situata i doli nga kontrolli 56-vjeçarit pasi familjarët e gruas tashmë të vetëvarur patën dyshime dhe kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë. Pas ekspertizës rezultoi se 55-vjeçarja ishte vetëvarur. Shefqet Lika u arrestua sot, e do përballet me ligjin pasi akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

shefqet lika shahe lika vetevrasja e shahe likes

Sondazh

Poll