Aktualitet

Shijak/ Dogji goma dhe pjesë të tjera makinash për t’i marrë skrapin, arrestohet 47-vjeçari

47-vjeçari, i identifikuar si Arben Meta ka djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike në fshatin Sallmonë.

6 Shtator 2022, 10:54 Nga k.m.
Shijak/ Dogji goma dhe pjesë të tjera makinash për t’i
Foto ilustruese

SHIJAK- Një 47-vjeçar, që dyshohet se ka djegur mbetje që ndosin mjedisin në një fushë në Shijak, është vënë këtë të martë në pranga. 47-vjeçari, i identifikuar si Arben Meta ka djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike në fshatin Sallmonë. Kështu që do përballet me ligjin për ndotje të ajrit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak

Dogji goma dhe pjesë të tjera makinash, duke shkaktuar ndotje të ajrit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit si pasojë e djegies së gomave të makinave dhe sendeve të tjera, në fshatin Sallmonë, Shijak, kanë organizuar punën dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht të shtetasit:

-A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

shijak arben meta

Sondazh

Poll