Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja juristi, në 2019 tentoi të korruptonte prokurorin për t’i liruar vëllanë

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

6 Shtator 2022, 10:40 Nga k.m.

Ekstradohet nga Spanja juristi, në 2019 tentoi të korruptonte

TIRANË- Juristi Dritan Dedja është ekstraduar nga Spanja për në Tiranë pasi akuzohej nga autoritetet vendase për korrupsion ndaj prokurorit. 31-vjeçari pagoi 2 mijë euro për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqin për të liruar vëllain e tij në vitin 2019 i cili akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Fillimisht dosja e tyre u mor nga një prokuror që u shkarkua nga Vettingu, e më pas çështjen në dorë me mori Karriqi. Me të u zbuluan edhe përgjimet. 

PJESË NGA BISEDA: 

D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.

Rr.Dedja: Sigurtë?

D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato

Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?

D.Dedja: Krejt, krejt.

Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.

D.Dedja: T’gjitha, hajt.

Përgjimet e Dritan Dedjas në një bisedë telefonike provojnë se ka paguar një shumë parash ndaj prokurorit për lehtësim mase ndaj vëllait të tij, ndaj edhe sot u soll në Shqipëri për t'u përballur me drejtësinë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Bashkëpunim i pandërprerë me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë, 31-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim. Në vijim të punës së Zyrës Qendrore të Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, u bë arrestimi në Spanjë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: - D. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2019, shtetasi R. D. (vëllai i shtetasit D. D.) është arrestuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Pas arrestimit, 31-vjeçari dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

dritan dedja tirane

Sondazh

Poll