Aktualitet

Vëzhgonte vajzat e mitura në dhomë përmes aparatit, arrestohet shqiptari në Greqi

Kur fëmijët e njoftuan dhe ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, shqiptari e goditi partneren e më pas fëmijët.

6 Shtator 2022, 08:59 Nga A.B
Vëzhgonte vajzat e mitura në dhomë përmes aparatit,
Kamera

GREQI- Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në familje dhe monitorimit dhe regjistrimit të paligjshëm me kamera të dhomës së dy vajzave të mitura 12 dhe 17 vjeç ka shqetësuar ditën e djeshme autoritetet greke. Në pranga është vënë një 50-vjeçar shqiptar.

Ai u denoncua nga nëna e fëmijëve për veprat e lartpërmendura dhe në veçanti për faktin se pa dijeninë e saj kishte vendosur në dhomën e fëmijëve një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe shikonte se çfarë po bënin brenda saj.

Kur fëmijët e njoftuan dhe ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, ai e goditi partneren e më pas fëmijët. Policia ka nisur hetimet për të kontrolluar përmbajtjen e kamerës së vendosur nga shqiptari.

Burimi: Dimokratik.gr

shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll