Aktualitet

U raportua i zhdukur! Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Greqi, autori pranon krimin

53-veçari ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin dhe se ku ndodhej trupi i shqiptarit.

6 Shtator 2022, 08:17 Nga I.A, A.B
U raportua i zhdukur! Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Greqi, autori
Xhani Topalli

GREQI- Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli, që rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh, është gjetur ditën e sotme i vdekur. Mediat greke raportojnë se ka qënë vetë autori i krimit ai i cili ka treguar se ku ndodhej trupi. Autori është një biznesmen 53-vjeçar që merrej me hotele. Ky person, ende i paidentikuar, është autori që mendohet se e ka vrarë babain e 3 fëmijëve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash.

Vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa është arrestuar edhe djali i autorit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit.

53-veçari ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin dhe se ku ndodhej trupi i shqiptarit. Personi në fjalë, do të dëshmonte ditën e shtunë mirëpo nuk u paraqit tek autoritetet duke thënë se një i afërm i tij ishte i sëmurë dhe po trajtohej. Policia zbuloi se e gjitha ishte një mashtrim, ç'ka i shtyu që të investigonin më shumë derisa u arrit në pranimin e krimit nga ana e autorit.

Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur. Familja në denoncimin e saj pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur. 

Deri më tani dihet se 46-vjeçari shqiptar kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit mbrëmjen e 28 gushtit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për një punë, ndërkohë që para vrasjes i detyrohej 30 mijë euro. Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se e ka vrarë. Priten që në orët në vijim të dalin më shumë detaje rreth vrasjes së Topallit.

Burimi: Protothema.gr

xhani topalli vritet xhani topalli greqi

Sondazh

Poll