Aktualitet

Muskurti ekzekutoi të vëllanë e kunatën, Petro: Gjykohet ai që vret, por shikoni sa të thella janë gjërat

Duke marrë parasysh faktin që nëna e djemve Muskurti nuk kishte qenë në varrimin e dy viktimave, ajo shtoi se ndonjëherë prindërit bëhen shkak për konfliktet mes fëmijëve.

5 Shtator 2022, 23:17 Nga F.M
Muskurti ekzekutoi të vëllanë e kunatën, Petro: Gjykohet ai
Rita Petro

TIRANË- Rita Petro u ka bërë apel prindërve shqiptarë që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre. Teksa fliste për vrasjen e dyfishtë që tronditi Tiranë, rasti kur Arsen Muskurti vrau të vëllanë e kunatën, Dritan e Nora muskurti, Petro tha se problemet në familjet shqiptare janë shumë të thella.

E ftuar në “Opinion”, Petro tha se mënyra e sjelljes së prindërve me fëmijët ndikon në marrëdhënien e tyre. Duke marrë parasysh faktin që nëna e djemve Muskurti nuk kishte qenë në varrimin e dy viktimave, ajo shtoi se ndonjëherë prindërit bëhen shkak për konfliktet mes fëmijëve.

“Ajo që më bën përshtypje është se prindërit janë në anën e vetëm të një djali. Nëna nuk shkoi në varrimin e djalit. Gjithmonë gjykohet ai që vret, por shikoni sa të thella janë, që prindërit bëhen shkak dhe për ndarjet, ata ishin të rritur, por kjo gjë mund të ketë filluar që kur ishin të vegjël. Familja është baza dhe se si janë sill prindërit. Është autoriteti i madh që ka qenë dikur, arrogancën e babait, patriarkut, sot e ke në pushtet. Këta njerëz bëhen kriminelë një pjesë është e frustruar dhe ata do dhunojnë,”- tha Petro.

rita petro

Sondazh

Poll