Aktualitet

Gjekmarkaj-Veliajt: Betejën tënde e bëre përballë Halim Kosovës, mandatin e dytë ta dhuroi Opozita

Gjekmarkaj tha se Veliaj në fakt betejën e tij e kishte bërë përballë Halim Kosovës, në vitin 2015, të cilin e mundit.

5 Shtator 2022, 22:49 Nga F.M
Gjekmarkaj-Veliajt: Betejën tënde e bëre përballë Halim
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike e njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka fajësuar Opozitën për mandatin e dytë që Erion Veliaj mori si kryebashkiak i Tiranë. I ftuar në “Top Talk”, Gjekmarkaj tha se Veliaj në fakt betejën e tij e kishte bërë përballë Halim Kosovës, në vitin 2015, të cilin e mundit. Ndërsa mandatin e dytë tha se e kishte të dhuruar nga Opozita.

“Veliaj betejën e vet e ka bërë në 2015 përballë Halim Kosovës, mandatin tjetër e ka të dhuruar dhe kjo ishte nga faji i opozitës. Unë kujtoj premtimet që dhe në fushatë për një qytet pa ndërtime, pa kulla, ndërsa tani zihen dhe po rritet në lartësi. Ka probleme të mëdha trafiku, kur po ndërtohen korsi biçikletash. Po ndërtohen shkolla, por nuk dihen fondet. Të gjitha hanë diskutim,”- tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj erion veliaj

Sondazh

Poll