Aktualitet

MOTI: Vranësira dhe ulje temperaturash, sot nuk parashikohen reshje shiu (HARTA)

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.

6 Shtator 2022, 07:12 Nga A.B
MOTI: Vranësira dhe ulje temperaturash, sot nuk parashikohen reshje shiu
Moti

TIRANË- Dita e martë do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa zonat malore do të kenë kalime të pakta të vranësirave.

Sipas MeteoAlb prashikohet që pas mesdite pothuajse i gjithë territori të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet që të sjellin reshje shiu në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll