Aktualitet

'Po ndahen në kategori nga Bashkia'/ Pinderi: Fëmijët me prindër të papunë nuk po regjistrohen në çerdhe

Kristi Pinderi deklaron se ekziston një udhër i Bashkisë së Tiranës që përcakton llojet e dokumentave që duhen plotësuar për të regjistruar fëmijën në çerdhe dhe në mesin e tyre është dhe vërtetimi për pagën i prindëve.

6 Shtator 2022, 07:34 Nga A.B
'Po ndahen në kategori nga Bashkia'/ Pinderi: Fëmijët
Kristi Pinderi

TIRANË- Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, Kristi Pinderi ka zbuluar një skandal që po ndodh në çerdhet në kryeqytet. Ai ka bërë publik rastin e një mikes së tij, e cila nuk është lejuar që të regjistrojë në çerdhe fëmijën, me arsyen se nuk ishte e punësuar. Sipas tij, ekziston një udhër i Bashkisë së Tiranës që përcakton llojet e dokumentave që duhen plotësuar për të regjistruar fëmijën në çerdhe dhe në mesin e tyre është dhe vërtetimi për pagën. Pinderi shton se fëmijët po ndahen në kategori dhe klasa sociale sipas të ardhurave të prindërve. 

POSTIMI:

Nje shoqja ime ne Tirane shkon te regjistroje femijet ne cerdhe. I thone femijet nuk shkojne dot ne cerdhe! Pse, i pyet kjo. Se nuk je e punesuar! Paska nje vendim te Bashkise se Tiranes qe percakton llojet e dokumentave qe duhen plotesuar, mes tyre dhe vertetim page, etj. Femijet aty ndahen ne kategori e klasa sociale, sipas te ardhurave te prinderve. Nuk arrij ta kuptoj dot se si mund te diskriminosh njerezit me urdher administrativ! Eshte e pabesueshme! Foto me poshte e dokumentave pasi i ndan femijet ne femije jetime, apo femije me prinder jetime, ose me "monoprinder" (ku e kane gjetur kete?!), ose femije rome, ose femije me prinder qe kane rroga te ulta, etj, kane nje kategori tjeter: per gjithe te tjeret! Ne te, kerkohet vertetimi i punesimit Nje forme e ndyre, e trashe per te bere cfare?!

kristi pinderi regjistrimi i femijeve ne cerdhe

Sondazh

Poll