Aktualitet

EMRAT/ Si nisi përplasja në Durrës, 56-vjeçari nxorri kallashnikovin pasi fqinji i vuri antenën e TV në tarracë

Jakupi është larguar duke u shpëtuar plumbave që kanë kapur vetëm mjetin.

5 Shtator 2022, 21:51 Nga F.M
EMRAT/ Si nisi përplasja në Durrës, 56-vjeçari nxorri
Policia e Durrësit

DURRËS- Latif Paja, 56 vjeç dhe Klajdi Jakupi, 40 vjeç janë dy personat që u konfliktuan mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se shkak për sherrin mes dyshes është bërë një antenë televizori. Paja u konfliktua fillimisht verbalisht me Jakupin, i cili i kishte vendosur antenën në taracën e shtëpisë së tij, pasi janë fqinjë në lagjen nr. 5, Durrës.

Por, pas konfliktit verbal, Paja është futur në shtëpi, ka marrë kallashnikovin e ka dalë për të qëlluar në drejtim të Jakupit. Por, gjatë kësaj kohe, 40-vjeçari kishte hipur në makinë. Ai është larguar duke u shpëtuar plumbave që kanë kapur vetëm mjetin.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë. 56-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

policia e durresit latif paja klajdi jakupi

Sondazh

Poll