Politike

Berisha: Kuvend i denjë për kriminelët! Instalacione 4 mln € për të qetësuar sytë e Ramës, po legalizohen paratë e drogës

Berisha u shpreh se kjo seancë seancë as pagane nuk ishte. Berisha tha se në ligjet e paraqitura në Kuvend askund nuk flitet për shqiptarët. Berisha u ndal dhe tek ligji për amnistinë fiskale për të cilin tha se po përdoret nga qeveria për të pastruar paratë e drogës.

5 Shtator 2022, 18:46 Nga F.M
Berisha: Kuvend i denjë për kriminelët! Instalacione 4 mln €
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur të flasë jashtë sallës së Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar. Berisha u shpreh se kjo seancë seancë as pagane nuk ishte. Berisha tha se në ligjet e paraqitura në Kuvend askund nuk flitet për shqiptarët. Berisha u ndal dhe tek ligji për amnistinë fiskale për të cilin tha se po përdoret nga qeveria për të pastruar paratë e drogës.

Berisha hoqi një paralele me Kosovën ku tha se qeveria atje akordoi për qytetarët 100 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, 50 euro për administratën dhe dyfishoi ndihmën ekonomike, për të përballuar çmimet ndërsa në Shqipëri nuk bëhet asgjë.

Sali Berisha: Kjo seancë as pagane nuk ishte, asnjë nen apo ligj për të ndihmuar qytetarët shqiptarë Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshirë, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe nevojë. Unë mund të ju them se sot kjo seancë, të thuash që ishte pagane, i turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte absolutisht asnjë rresh të vetëm, nen apo vendim të vetëm për qytetarin shqiptar.
Rikujtoj se vetëm dy ditë më parë, jo qeveria gjermane e cila dha 45 miliardë euro për qytetarët e saj, nuk e marr këtë shembull, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët e saj 100 euro për çdo pensionist. Akordoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike. 50 euro për çdo punonjës të administratës publike dhe dyfishoi fiks ndihmën ekonomike. E tëra kjo për të përballuar çmimet që sot në Kosovë, duke filluar nga nafta dhe të gjitha produktet bazë janë 30% më të ulëta se në Shqipëri. Kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim asnjë nen, ligj, për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë, në këtë periudhë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme, duke shfrytëzuar edhe rritjen e çmimeve me bordet komuniste të Edi Ramës. Ky parlamnnt është i denjë për krimin, nuk ekziston asnjë interes më minimal për të mbështetur qytetarët, por janë këtu për t'i vjedhur. Ato para që fitohen nga rritja e çmimeve i kalohen klientelës së qeverisë dhe blihen instilacione 4 milion euro, për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës.Parlamenti është kujdesur në maksimum që krimi të triumfojë në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, ligji për drogën, për kanabisin gjithashtu. ka një kujdes të veçantë që gjithçka të sanksionohet me ligj, krimi ka kapur shqiptarët e ekonominë e këtij vendi. Shqiptarët do t'i japin përgjigjen e merituar këtij vendi me protesta të fuqishme. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, seancë parlamenti, këtë kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. 

sali berisha

Sondazh

Poll