Bota

Bislimi komenton letrën e Scholz e Macron: Për ne vendim i madh është marrëveshja finale me njohjen reciproke

Telegrafi shkruan se gjatë një konference për media tha se letra e Scholz dhe Macron, e cila iu dërgua edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, tregon se në këtë periudhë kohore duhet të merren vendime të mëdha, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër.

5 Shtator 2022, 18:36 Nga I.A
Bislimi komenton letrën e Scholz e Macron: Për ne vendim i madh
Besnik Bislimi

SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, ka komentuar letrën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron dërguar kryeministrit Albin Kurti. Telegrafi shkruan se gjatë një konference për media tha se letra e Scholz dhe Macron, e cila iu dërgua edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, tregon se në këtë periudhë kohore duhet të merren vendime të mëdha, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër.

“Është shumë më rëndësi që dritarja e ofruar në dy vitet e ardhshme ku nuk ka interneco politike, qoftë në Kosovë, Serbi por edhe në vende tjera, duhet të shfrytëzohet në maksimum në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje finale. Si Kurti dhe Vuçiq janë zgjedhur si liderë të pakontestueshëm të vendeve të tyre dhe Scholz dhe Macron shkon në këtë drejtim që tregon se është mirë që në këtë periudhë të merren vendime të mëdha. Për neve vendimi i madh është përfundimi i marrëveshjes finale me njohjen reciproke në qendër”, tha ai.

Bislimi ka folur edhe për gjendjen në Luginën e Preshevës dhe problemet e sfidat e shumta me të cilat po përballet popullata shqiptare. Ai ka fajësuar Beogradin për shpopullim të rajonit duke thënë se ka ardhur momenti për t’i treguar Evropës fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Është pak e frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arritur që me politikën e saj ta shpopullojë këtë regjion, por mendoj që tani ka ardhur momenti ku mund t’i tregojmë gjithë Evropës se si fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë, meqë mendojmë se nuk ka asnjë regjion në Evropë ku popullata ende në vitin 2022 lufton për tekste mësimore, për të drejta bazike, lufton për përfaqësim, qoftë minimal nëpër institucionet shtetërorë”, tha ai.

Ai ka shtuar se mund të ketë ndasi politike, por sipas tij nuk guxojnë liderët e Preshevës t’ia lejojnë vetes luksin e ndasive.

“Do të ishte gabim i madh në qoftë se Lugina me kaq pak banor sa ka, e ka luksin edhe të krijojë ndasi politike. Mund të ketë ndasi politike apo jo kompromis për tema të caktuara që avancojnë jetën e qytetareve, por në rrafshin nacional, nuk guxojnë liderët e Preshevës t’ia lejojnë vetes luksin e ndasive. Për momentin ka dy narrativa, është narrativa e Qeverisë së Kosovës, e cila synon avancimin e të drejtave të Luginës dhe narrativa e presidentit Vuçiq, i cili vazhdon me shtypjen e Luginës. Secili prej liderëve mund të pozicionohet vetëm në njërën prej këtyre dy narrativeve. Do të ishte shumë gabim që në emër të çfarëdo argumentimi të pozicionohemi në anën e gabuar”, tha ai.

Bislimi tha se në dialogun në Bruksel temë me rëndësi do të jetë edhe garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejtat mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serbë në Kosovë. Ai tha se diskriminimi që po u bëhet shqiptarëve të Luginës nuk ndodh në asnjë vend në Evropë.

“Është e tmerrshme të kuptojmë që në asnjë prej ambulantëve në Bujanoc, lidershipi apo menaxhmenti nuk janë shqiptarë. Në shumicën shkollave nuk janë shqiptar, nuk ka madje fare gjykata në Preshevë dhe Bujanovc, sepse këto janë zhvendosur në Vranjë, nuk ka në zinxhirin komandues të policisë shqiptar, as për së afërmi në raport me proporcionin në popullatë. Kjo shtrihet edhe te zjarrfikësit, i vetmi zjarrfikës shqiptar që ka qenë ka shkuar në pension dhe tani të gjithë zjarrfikësit janë serbë. Ky diskriminim është i paparë në Evropë dhe mendoj që do të ishte e papërgjegjshme sikur ne t’i mbyllim sytë para kësaj situate”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës. Ndalesa e parë e tyre ka qenë në Komunën e Bujanocit, ku janë pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Më pas ata janë takuar me deputetin Shaip Kamberi dhe me krerët e Komunës së Bujanocit.

besnik bislimi emmanuel macron albin kurti olaf scholz

Sondazh

Poll