Bota

Aktorët Sean Penn dhe Ben Stiller shtohen në "listën e ndalimit të hyrjes" në Rusi

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të hënën sanksione kundër 25 amerikanëve të tjerë, duke filluar nga anëtarët e Kongresit deri te liderët e biznesit dhe figurat kulturore, duke i ndaluar ata të hyjnë në Rusi. Ndër to ishin edhe 2 aktorët amerikanë Sean Penn dhe Ben Stiller. 

5 Shtator 2022, 18:27 Nga s.s
Aktorët Sean Penn dhe Ben Stiller shtohen në "listën e
Sean Penn dhe Ben Stiller

RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të hënën sanksione kundër 25 amerikanëve të tjerë, duke filluar nga anëtarët e Kongresit deri te liderët e biznesit dhe figurat kulturore, duke i ndaluar ata të hyjnë në Rusi.

Ministria e Jashtme ruse i njoftoi këto sanksione në përgjigje të “sanksioneve personale gjithnjë në zgjerim” nga administrata Biden kundër qytetarëve rusë, tha ajo në faqen e saj të internetit, duke shtuar se ajo po vepronte në parimin e reciprocitetit dhe po ndalonte qytetarët amerikanë nga ana tjetër, raporton CNN.

Amerikanët e sanksionuar përfshijnë senatorët demokratë amerikanë Mark Kelley dhe Kristen Sinema, senatorët republikanë Kevin Kramer, Michael Rounds, Richard Scott dhe Patrick Toomey dhe aktorët amerikanë Sean Penn, Ben Stiller dhe Morgan Freeman. 

“Veprimet armiqësore të autoriteteve amerikane, të cilat vazhdojnë të ndjekin një kurs rusofobik, duke shkatërruar lidhjet dypalëshe dhe duke përshkallëzuar konfrontimin midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të kundërshtohen me vendosmëri”, shtoi Ministria e Jashtme.

rusi lufta ukraine-rusi aktor sean penn ben stiller mark kelley kristen sinema kevin kramer michael rounds richard scott

Sondazh

Poll