Meledin Aldili u zhduk në Bjeshkë, apeli: Nxirrni helikopterët, konsiderojeni si djalë deputeti e na ndihmoni ta gjejmë
Ai shton se në kërkime është përfshirë dhe Policia e Kosovës, por që duhen intensifikuar.
KUKËS- Vullnet Beluli, i afërm i 26-vjeçarit Meledin Adili kërkon që për të afërmin e tij të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo helikopter. Në një prononcim për Report TV, Beluli thotë se territori në Bjeshkë është shumë i vështirë për vetë të afërmit dhe se kjo ua vështirëson kërkimet. Ai shton se në kërkime është përfshirë dhe Policia e Kosovës, por që duhen intensifikuar. Teksa apelon për ndihmë, Beluli u lutet autoriteteve që ta konsiderojnë Adilin si një djalë deputeti dhe jo si një të varfër.
“Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me vetëtima, ne u larguam se moti ishte shumë i keq, kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shtetit, ju lutem ju përgjërohem, se është një djalë i ri 26-vjeç, llogariteni sikur është fëmija e e një deputeti, edhe pse ne jemi fukarenj dhe dilnim dhe mbledhim boronica. Sado ta njohësh rrugën, humbësh, ka shkëmbinj të mëdhenj, ka humnera, kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve, deri tani kërkimet e policisë, në këtë zonë duhet të kërkojnë në bjeshkën e Brodit, Kazanet e Brodit, bjeshka është e pafundme. Ai ka numër telefoni, nuk i shkon zilja, si mund ta gjejnë me GPS, ai ka dalë për copë buke. Policia e Kosvës ka ndërhyrë me makina, po me makina nuk lëvizet, se duhet ecur me këmbë, bjeshka është e rrezikshme nuk shihet njeriu me njeriun, prej mjegullës. Edhe në korrik është moti i paqëndrueshëm, është lartësi mbi 1600 metra,”- tha ai ndër të tjera.
23-vjeçari Meledin Izedin Adili është i riu nga Borja i cili është zhdukur që nga dita e djeshme. Ai ka qenë duke mbledhur boronica në Bjeshkë në momentet e fundit që ka humbur kontaktet me familjen. Kanë qënë familjarët ata që kanë denoncuar për zhdukjen e të riut ndaj policia kufitare ka nisur kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.
Sondazh
VD/ Grabitje filmash! Të maskuarit marrin 20 mijë dollarë në mes të ditës, largohen me ‘shpejtësi rrufe’
Grabitje në Manhattan SHBA- 20 mijë dollarë janë grabitur në mes të ditë në Manhattan. Ndërkohë që e...
Vrau vëllanë e kunatën, Muskurti: Më falsifikuan firmën, më morën paratë e më shantazhonin
Arsen Muskurti TIRANË- Arsen Muskurti, personi i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij në Tiranë ka treguar para grupit hetimor se n...
VD-Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, konfliktohen dy persona, s'ka të lënduar
Pamje nga vendi i ngjarjes në Bulqizë BULQIZË- Një konflikt mes dy personave në Bulqizë ka përfunduar në përdo...
VD-Duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm,3 të arrestuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre
TIRANË- 3 persona janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen se kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit. Në pranga j...
VIDEO- Rakip Suli marton djalin, socialistët e “djegin” në dasmë, Nikolla 'prin' vallen
Dasma TIRANË- Djali i kryetarit të bashkisë së Kamzës Rakip Suli i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djes...
Kontrollori dhe vrojtuesi vjedhin naftën e kompanisë, policia e Fierit i vë në pranga (EMRAT)
Polcia Fier FIER- Artan Klari dhe Bruno Ceka janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë vjedhur naftë në kompaninë ku i...
Çfarë parashikon moti, shijoni ditët e javës për plazh, fundjava me shi (HARTA)
Parashikimi i motit TIRANË- Moti do të jetë ideal për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë kët...
Fatmir Ara u gjet i vrarë në mes të pyllit, DETAJE nga vrasja e biznesmenit në Itali (FT)
Fatmir Ara ITALI- Pas dy ditësh kërkim, karabinierët gjetën dje trupin e pajetë të Fatmir Arës, një sipërmarr...
EMRI/ U nis për të mbledhur boronicë në bjeshkë, zhduket 23-vjeçari nga Kukësi
KUKËS- Një 23-vjeçar është raportuar i zhdukur nga bjeshkët e Kallabakut. Meledin Izedin Adili është i riu nga Borja...
Shpërthimi në Prevezë ku humbi jetën shqiptari, viktima e dytë do ndërronte punë
foto ilustruese GREQI- Dy persona, drejtori menaxhues 62-vjeçar i njësisë dhe një drejtues 39-vjeçar i biznesit që ishte ...
