Bota

Vishet me kostume! Hillary Clinton: Mi përdorën fotot për të shitur të brendshme

Fotot janë përdorur për të shitur të brendshme tregon Clinton

5 Shtator 2022, 14:45 Nga A.B
Vishet me kostume! Hillary Clinton: Mi përdorën fotot për të
Hillary Clinton

SHBA- Hillary Clinton ka treguar arsyen se përse vishet gjithmonë me kostume. Për CBS Neës ajo filloi të vishte kostume pasi fotografët shkrepën foto të sajat nga udhëtimi në Brazil.

Unë isha ulur në një divan dhe shtypi u la të hynte, po më fotografonin”, tha Clinton për Norah O'Donnell të CBS News .

Fotot janë përdorur për të shitur të brendshme tregon Clinton e cila tha se incidenti dhe fotografimi i vazhdueshëm i saj e bëri atë të kalonte në kostume, të cilat janë bërë një element kryesor i modës së ish-zonjës së parë.

Hillary Clinton tha se incidenti në Brazil ishte i pari nga shumë përvojat e pakëndshme që ajo ka pasur me fotografët.

Clinton tha gjithashtu gjatë intervistës se ajo "nuk është penduar" që zgjodhi të qëndrojë në martesën e saj me ish-presidentin Bill Clinton, duke e quajtur atë vendimin më të guximshëm të jetës së saj private.

hillari clinton

Sondazh

Poll