Aktualitet

Plagosen me thikë vëllain e oficerit të Policisë, arrestohen dy vëllezërit dhe një tjetër person në Shkodër (EMRAT)

13 Gusht 2019, 07:38 Nga DOSJA
Plagosen me thikë vëllain e oficerit të Policisë, arrestohen

Shkodër- Për plagosjen e 38-vjeçarit në Vate Shpatën në Shkodër janë arrestuar nga policia 3 persona.

Nga policia janë arrestuar Sokol Pali, 36 vjeç, banues në Shkodër. Aleks Martini 28 vjeç, dhe Pjetër Martini 29 vjeç, (vëllezër) pasi pas një konflikti kanë plagosur me thikë 38-vjeçarin. Mësohet se 38-vjeçari është vëllai i një oficeri të Krimeve të Krimeve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku mbeti i plagosur shtetasi V. Sh.

Vihen në pranga nga Policia e Shkodrës 3 autorët e dyshuar të ngjarjes

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër.

A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

Më datë 12.08.2019, rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona shkodër plagosje në shkodër vate shpati arrestohen 3 persona shkodër plagosje në shkodër vate shpati

Sondazh

Poll