Aktualitet

Shkrumbimi i autobusit në “Rrugën e Kombit”, reagon kompania: S’ka persona të lënduar, shkak temperaturat e larta

13 Gusht 2019, 06:02 Nga DOSJA
Shkrumbimi i autobusit në “Rrugën e Kombit”, reagon

Kukës- Një ditë më parë në “Rrugën e  Kombit” u përfshi nga flakët një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar vetë kompania  turistike “Ariani” nga Mitrovica, e cila është shprehur se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera. Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara.”, njoftoi kompania.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Reps në Rrugën e Kombit. Ish shoferi i autobusit, ai që  pikasi flakët duke sinjalizuar edhe pasagjerët që të dilnin jashtë me shpejtësi. Zjarri bëri që pas autobusit të krijohet një radhë kilometrike makinash që prisnin në trafik. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake autobusi reagon kompania rruga e kombit merr flake autobusi reagon kompania rruga e kombit

Sondazh

Poll