Aktualitet

“Të kanë marrë peng kriminelët, shpëto veten”, reagon Xhisiela Maloku: S’më tremb asgjë, dy herë eksploziv…

13 Gusht 2019, 06:25 Nga DOSJA

Shqipëri- Xhisiela Maloku e cila u bë protagoniste në mediet për denoncimin ndaj djalit të deputetit të PS-së, Rexhep Rrajës nuk i ndal komunikimet me ndjekësit e saj në Instragram.

Së fundmi asaj i kanë dërguar disa mesazhe, ku e këshillojnë që të kërkojë azil dhe të tregojë të gjithë të vërtetën për familjen Rraja dhe rastin e saj.

“Pranoje që je në presion të thellë, kërcënohesh me jetë nëse thua fjalën më të vogël. Jemi marrë peng, shpëto veten dhe familjen tënde. Koha mbaroi, kërko azil. Të gjithë do të ndihmojnë një vajzë të re. Është mëkat të humbasësh për kriminelët që mbajnë peng edhe shteti, shpëto, veten”, është shprehur një ndjekës.

“Kam marrë shumë pyetje, që a kërcënohem unë. Këto kohët e fundit po më vijnë shumë mesazhe, më janë hedhur dy herë eksploziv në shtëpi! Nuk më tremb asgjë thjeshtë rrini larg meje! Nuk e di kush i bën ato shtiren sikur na duan apo të tjerët që nuk i njohim. I kam denoncuar dhe në polici, presim të bëjnë punën.”, është shprehur Xhisiela Maloku në përgjigjen e saj.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet presione ndaj xhisiela malokut xhisiela maloku presione ndaj xhisiela malokut xhisiela maloku

Sondazh

Poll