Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa ujë, banorët paralajmërojnë protestë

13 Gusht 2019, 06:31 Nga DOSJA
Një pjesë e Tiranës pa ujë, banorët

TIRANË- Kjo e hënë shënoi dhe temperaturat më të larta të vitit. Termometri në kryeqytet shënoi rreth 40 gradë. Një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës veç të nxehtit duhet të vuanin edhe mungesën e ujit të pijshëm.

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne banorët e zonës se Freskut nuk kanë patur ujë. Siç denoncojnë në Opinion.al,  kjo situatë është përsëritur shpesh gjatë verës.

Qytetarët kanë kontaktuar pranë UKT, por sipas tyre, askush nuk u jep zgjidhje. Ata paralajmërojnë se nëse kjo situatë përsëritet do te dalin në protestë duke bllokuar rrugët.

Marrë nga Opinion.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e tiranes mungese uji protestë banoret e tiranes mungese uji protestë

Sondazh

Poll