Aktualitet

“Ka presion, s’mund të bëjë kritika”, koordinatori i qeverisë së Kosovës-Ramës: Pse nuk jep dorëheqjen si Haradina

13 Gusht 2019, 07:11 Nga DOSJA
“Ka presion, s’mund të bëjë kritika”,

Kosovë- Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Kosovë Besnik Tahiri ka deklaruar se për televizionin T7 se dorëheqja e Haradinaj nga pozita e kryeministrit është vendim i drejtë ndonëse shumë i rëndë.

“Kryeministri Haradinaj nuk ka dashur ta përfaqësojë vendin para një hetuesi, dhe këtë shembull duhet ta marrin edhe figurat tjera politike në Kosovë.Çfarëdo situate tjetër po të ishte, reagimi i kundërshtarëve politik do të ishte i njëjtë. Në të gjitha raportet me ndërkombëtarët, përkundër politikës shumë abstrakte, Haradinaj ka qenë shumë i saktë”, është shprehur ai.

Ndërsa përsa i përket komenteve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Haradinaj mori një vendim popullist, ai deklaroi se kjo deklaratë është gabim.

“Nëse Ramushi bëri veprim popullist pse nuk po e bën edhe Rama. Edhe Rama ka presion shumë të madh dhe nuk është në pozitë të kritikojë dikë tjetër. Pse nuk po jep dorëheqje ai për mënyrën se si socialistët fituan 60 e disa bashki në zgjedhje”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik tahiri dorëheqja e ramush haradinaj edi rama besnik tahiri dorëheqja e ramush haradinaj edi rama

Sondazh

Poll